TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2024, 16:19

U kap duke shitur kokainë, dënohet me mbi 3 vite burg shqiptari në Angli: Jam viktimë e trafikut! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

U kap duke shitur kokainë, dënohet me mbi 3 vite burg shqiptari

Një i ri shqiptar i cili u kap duke shpërndarë drogë në rrugët e Sleaford, është burgosur për 3 vjet e 6 muaj.

Olsi Gjurra u akuzua për posedim kokaine. 21-vjeçari shqiptar i tha policisë se ishte viktimë e trafikut dhe se po detyrohej të shiste drogë.

Një hetim i gjerë nga oficerët e Policisë së Lincolnshire, çoi në arrestimin e shqiptarit në tefefonin e të cilit u zbërthyen më shumë se 8000 mesazhe gjatë disa muajve.

Përkthyes shqiptarë u sollën për të shqyrtuar disa nga mesazhet, ndërsa oficerët dhe stafi punuan me Home Office si pjesë e hetimeve të tyre.

Rezultati i këtij hetimi konkludoi me fajësinë e Gjurës, i cili u burgos për 42 muaj, nga Gjykata Lincoln Crown.

U kap duke shitur kokainë, dënohet me mbi 3 vite burg shqiptari

shqiptar angli kokaine

Lini një Përgjigje