TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2024, 14:49

Masakroi me thikë muratorin italian, 17-vjeçari shqiptar autor i krimit

Shkruar nga Pamfleti
Masakroi me thikë muratorin italian, 17-vjeçari shqiptar autor i
Viktima, 56-vjeçari italian

Një 17-vjeçar shqiptar dyshohet se është autori i vrasjes së Salvatore Postiglione, një murator 56 vjeç, i cili u godit me thikë trembëdhjetë herë në një park makinash në zonën industriale të Foligno.

Krimi ndodhi reth orës 6 dhe 6.30 të mëngjesit të së enjtes, në një parking jo shumë larg shtëpisë së tij. 

Hetuesit arritën të zbulojnë 17-vjeçarin pas këqyrjes së kamerave, që gjithashtu bënë të mundur edhe rindërtimin e skenës së krimit. Referuar pamjeve, policia zbuloi se i riu sulmoi Postiglione pas mbërritjes së tij në parkun e makinave 17-vjeçari duket se po priste, ndërsa në dorë mbante një thikë.

Gjatë kontrollit në banesë, ku 17-vjeçari jetonte me nënën dhe motrën më të vogël, u gjetën rrobat e veshura në momentin e vrasjes të cilat ishin qartësisht të identifikueshme në kamera. Gjithashtu u gjetën edhe gjurmët e gjakut të viktimës.

Policia sekuestroi edhe skuterin që 17-vjeçari përdoruri për t’u larguar nga vendi i krimit.

I riu punoi për disa muaj mes verës dhe vjeshtës në kompaninë ku Postiglione ishte mjeshtër ndërtues, por më pas dha dorëheqjen pa dhënë asnjë shpjegim. Asnjë nga kolegët nuk do të kishte raportuar atëherë ndonjë mosmarrëveshje apo problem mes të dyve.

17-vjeçari ende nuk ka dhënë dëshminë e tij lidhur me motivin e krimit. Ndoshta ai vetë do të sqarojë se çfarë e shtyu në një krim kaq të rëndë, ndërsa do të merret në pyetje nga hetuesit e seksionit për të miturit.

Lini një Përgjigje