
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Loreggia të Italisë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë ka humbur jetën në 28-vjeçar. I riu nuk mundi të shpëtonte, pavarësisht ndihmës së menjëhershme nga mjekët.
Mësohet se drejtuesi i një prej makinave ishte një 57-vjeçar shqiptar, banues në Treviso, ndërsa shoferi tjetër një 41-vjeçar maroken.
Policia dhe zjarrëfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bën të mundur nxjerrjen e trupave të bllokuar.
Për të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident janë kryer teste për të verifikuar gjendjen e tyre psikofizike në momentin e përplasjes.
Lini një Përgjigje