
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka arrestuar zyrtarin e burgut në Lushnje, i cili u kap duke marr par anë këmbim të lejeve për të burgosurit.
Ishte emisioni “Stop” që publikoi rastin. Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve ka publikuar dhe pamjet e arrestimit, teksa e ka marrë në dorë SPAK çështjen.
“Në lidhje me pamjet e transmetuara nga emisioni investigativ “Stop”, ku shfaqet punonjësi i Policisë së Burgjeve, Irakli Leka, njoftojmë se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka organizuar dhe realizuar operacionin që çoi në lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Irakli Leka, me detyrë Shef i Regjimit të Brendshëm në IEVP Lushnjë.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore”, thuhet në deklaratë.
Lini një Përgjigje