
Dy persona kanë rënë në prangat e bluve të Elbasanit, pasi grabitën xhiron ditore në një pikë karburanti.
Policia bën me dije se ata përdorën një send të ngjashëm me armën e zjarrit.
Autoritetet sekuestruan maska dhe veshje të tjera të përdorura gjatë krimit, paratë e vjedhura, automjeti me targa të mbuluara që përdorën dy shtetasit, si dhe celularët e autorëve.
Në kuadër të operacionit, pak minuta pas ngjarjes, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar: shtetasit 23 vjeç, dhe 19 vjeç, të dy banues në Elbasan.
‘Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 15.09.2025, rreth orës 23:00, shtetasit D. S. dhe D. I., të cilët qarkullonin me një automjet me targa të mbuluara, kanë shkuar në karburantin në hyrje të Librazhdit. Të maskuar dhe me një send të ngjashëm me armë zjarri pistoletë, ata kanë kanosur punonjësin e subjektit, i kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.
Pasi janë larguar nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtyre sendeve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lekët e vjedhura, celularët dhe automjetin e shtetasve të arrestuar’, njoftoi sot policia.
Lini një Përgjigje