TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2025, 12:53

Prej 5 ditësh i zhdukur, babai i kërkon policisë t’i gjejë djalin

Shkruar nga Pamfleti

Prej 5 ditësh i zhdukur, babai i kërkon policisë t’i

Një 47-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët e tij, ndërsa Policia është vënë në lëvizje pas denoncimit të babait të tij.

Sipas një njoftimi zyrtar, 47-vjeçari G.A ka humbur kontaktet që prej datës 11 shtator me familjarët e tij, që kanë kërkuar ndihmën e policisë.

“Më datë 15.09.2025, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, ka kallëzuar shtetasi I. A., 82 vjeç, banues në Gjirokastër, se prej datës 11.09.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin G. A., 47 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje