TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2025, 11:32

Sekuestrohen mbi 32 mijë euro në Kakavijë, procedohen penalisht dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen mbi 32 mijë euro në Kakavijë, procedohen penalisht

Dy persona janë proceduar penalisht pasi tentuan të fusnin në territorin shqiptar një shumë parash të pa deklaruara, nga Pika Kufitare e Kakavijës.

Sipas policisë, janë sekuestruar rreth 32.000 euro dhe 30 000 lekë.

"PKK Kakavijë/Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen rreth 32 000 euro dhe 30 000 lekë, procedohen penalisht 2 shtetasit që i posedonin dhe nuk i deklaruan në kufi.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, konkretisht:

-në hyrje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi V. B., të cilit i janë gjetur në çantë, 11 985 euro dhe 30 000 lekë, që ai nuk i kishte deklaruar;
-në dalje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi F. I., të cilit i janë gjetur në çantë, 20 000 euro, që ai nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit V. B., 66 vjeç, banues në Kuçovë dhe F. I., 69 vjeç, rezident në Greqi.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje