TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shtator 2025, 21:03

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon në kanal

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon

Një aksident është  shënuar në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier.

Një makinë  “Renault”, është përplasur me një mjet tip “Golf” dhe më pas ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.

Lini një Përgjigje