TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shtator 2025, 15:56

Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që koordinonte skemat piramidale online

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që

Këta persona konsideroheshin “agjentë” dhe kishin si mision të shtonin sa më shumë numrin e të mashtruarve në këto platforma.

Grupi i personave të arrestuar nga policia e Fierit, të dyshuar si të përfshirë në krijimin e skemave mashtruese piramidale online, kishin si koordinator një person të cilin ata e thërrisnin me nofkën “Profesori”.

Në fakt, emri i tij në komunikimet e zbërthyera në rrjetin social Telegram ishte Leo Smith, që nga deklarimet e të arrestuarve rezulton të jetë një shtetas britanik, për të cilin vijojnë hetimet nga Policia e Shtetit.

TV Klan ka siguruar dosjen e plotë hetimore të kësaj skeme të goditur, ku vihen re komunikimet që personat e arrestuar kishin pikërisht me të ashtuquajturin “Profesor”.

Ky i fundit, krahas organizimit të skemës piramidale, jepte leksione financiare personave të cilët binin pre e mashtrimit, si dhe u thoshte atyre se kjo platformë investimi e quajtur XUEX ishte e ligjshme.

Më pas, skema dyshohet se vihej në zbatim në terren nga 6 të arrestuarit dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.

Këta persona konsideroheshin “agjentë” dhe kishin si mision të shtonin sa më shumë numrin e të mashtruarve në këto platforma.

Nisur nga kjo, atyre u kërkohej llogari për shumat e parave që investoheshin me qëllim fitimi.

Por kur ky fitim nuk vinte, “agjentët” përballeshin edhe me kërcënime, siç ishte edhe rasti i një personi që kishte investuar 10 mijë dollarë.

Presionin për të kthyer lekët apo fitimet e munguara, një prej të arrestuarve ia përcjell të ashtuquajturit “Profesor”.

Por, pavarësisht këtyre presioneve që mund të nxisnin krime të tjera, këta “agjentë” nuk ndaleshin, pasi fitimet që ata merrnin nga mashtrimi i individëve që binin pre e kësaj skeme ishin tejet të larta./ tvklan

Lini një Përgjigje