TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2025, 16:18

Ekzekutoi personin që i plagosi vajzën, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Islam Matën

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi personin që i plagosi vajzën, prokuroria kërkon burgim

Vrasja ka ndodhur në 21 Janar të vitit 2024 në fshatin Vig.

Prokuroria e Dibrës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Islam Matën, ekzekutorin e 52 vjeçarit Petrit Pupla në Janar të vitit 2024 në fshatin Vig të Matit.

Ndërkohë pritet që gjykata të dalë me vendim me datë 29 Shtator.

Vrasja ka ndodhur në 21 Janar të vitit 2024 në fshatin Vig.

Mësohet se Islam Mata ka parë rastësisht në rrugë Petrit Puplën dhe e ka qëlluar me armë gjahu. Direkt pas ngjarjes ai ka njoftuar policinë për krimin e kryer.

Ndërkohë, dyshohet që zanafilla e kësaj vrasje është në vitin 2011 kur viktima Pupla ka gjuajtur në drejtim të familjes Mata në fshatin Lis të Matit.

Gjatë të shtënave mësohet se është plagosur vajza e Islamit. Për këtë, Petrit Pupla banues në fshatin Shëlli është arrestuar dhe ka vuajtur dënimin me 7 vite burg. Pas daljes nga burgu ai ishte zhvendosur të jetonte në Durrës, por rreth 3 vite para se të vritej ishte rikthyer në fshatin Vig që është ngjitur me fshatin Shëlli për të punuar në një fermë lopësh.

Sipas dokumentit të prokurorisë, në deklarimet e familjarëve të autorit të dyshuar të vrasjes, viktimës i ishte kërkuar të mos kthehej më në fshat pasi kishte dalë nga burgu. Do të jetë gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër ajo që do të vendosë për masën e dënimit të Islam Matës me 29 Shtator.

Lini një Përgjigje