TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2025, 17:36

Aksident pranë Piramidës në Tiranë, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti

Aksident pranë Piramidës në Tiranë, plagoset një

Një aksident është shënuar para pak minutash pranë Piramidës në Tiranë, ku një biçikletë është përplasur nga një makinë.

Nga përplasja është plagosur çiklisti, i cili është marrë nga ambulanca në vendin e ngjarjes për t’u transportuar në spital.

Gjithashtu, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit, shkaku i të cilit nuk mund të jetë i vështirë për t’u zbardhur, pasi bëhet fjalë për një kryqëzim të monitoruar 360 gradë nga kamerat e sigurisë rrugore.

 

Lini një Përgjigje