TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2025, 17:56

Dhunoi një person për pronën, procedohet djali i kryetarit të njësisë 12 në Tiranë, pezullohet polici që nuk veproi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi një person për pronën, procedohet djali i kryetarit

Një sherr i dhunshëm për motive pronësie ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori shtetasin Sindi Allushi, djali i Saimir Allushit, kryetar i njësisë administrative 12, pasi ka dhunuar fizikisht dhe ka kërcënuar në telefon një qytetar.

Po ashtu, është pezulluar nga detyra efektivi i policisë P. M, pasi ndodhej në vendngjarje dhe nuk veproi.

Pamjet e sherrit:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, në përfundim të veprimeve proceduriale, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.

Paraditen e sotme, në zonën e Freskut, shtetasit S. A., 27 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi P. A., për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K.

Gjithashtu, dyshohet se shtetasi S. A. 52 vjeç, ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K.

Punohet për kapjen e shtetasit S. A., si dhe për gjetjen dhe bllokimin e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.” - njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje