
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Valbonë, ku një turist ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e malit.
Turisti ishte duke eksploruar zonën kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një terren të thepisur.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekipi i Urgjencës Kombëtare dhe strukturat përkatëse të shpëtimit malor janë nisur drejt vendngjarjes.
Ekipi ka nxjerrë trupin në kushte të vështira.
Lini një Përgjigje