
Djali i Xhemal Metës, 81-vjeçarit që u vra me çekiç nga fqinji i tij Isuf Hasa, ka rrëfyer se viktima dhe autori takoheshin çdo ditë bashkë.
Në emisionin “Me zemër të hapur”, ai rrëfeu se nisën dyshimet tek 64-vjeçari pasi nuk mori pjesë në ceremoninë mortore të viktimës.
Djali i Xhemal Metës theksoi se Isuf Hasa e dinte që babai i tij kishte para dhe se i kishte marrë një shumë prej 200 mijë lekë.
“Autori e dinte që babai kishte para, takoheshin çdo ditë të dy. Isuf Hasa i ka marrë mbi 200 mijë lekë, e kishim mik.
Ai nuk mori pjesë në ceremoninë mortore. Dyshuam tek ai, kur nuk erdhi në mort u habitëm. Familjarët e autorit nuk kanë kontaktuar me ne. Ai kishte zgjedhur të jetonte vetë në fshat, ishin së bashku me nënën por ajo ndëroi jetë më pas”, tha djali i viktimës.
Xhemal Meta u vra me çekiç mëngjesin e 13 Janarit, por ngjarja u zbardh dy ditë më vonë ku u vendos në pranga edhe autori i dyshuar.
Lini një Përgjigje