
21-vjeçari Simon Shollai cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, dyshohet se është vetëvrarë në tualetin e konviktit.
I riu nga Lushnja kishte ardhur për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër ku kishte përfunduar më parë studimet.
Ai u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm nga shokët në shtratin e konviktit ndërsa pranë tij janë gjetur medikamente të dyshuar si antidepresantë.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale apo nga një mbidozë medikamentesh. Ndërsa pak më parë trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e qytetit.
‘Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21-vjeçari merrte për shkak të depresionit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje