
Zbardhet dëshmia e këngëtarit, Ademir Fresku, i cili u godit me thikë nga tregtari i fruta-perimeve, Gjergj Dardha.
30-vjeçari ka deklaruar se 50-vjeçari Gjergji Dardha e ka goditur me thikë pas shpine dhe sulmi ndodhi në pabesi. Ai tregon se autori bezdiste punëtorët e lokalit të tij, ndërsa shton i ka thënë në mënyrë qytetare që të mos shkonte më në lokalin e tij.
Ademir Fresku thotë gjithashtu se ka marrë 5 plagë me thikë në trup.
“Nuk doja të isha pjesë e këtyre gjërave. Është bërë më e madh se ç’duhet. Jam goditur pas shpine por shpresoj që gjithçka të zgjidhet nga shteti.
Me autorin njiheshim, mundohesha t’i njihesha e t’i respektoja të tërë. E kam takuar 3-4 herë. I ka bezdisur disa herë punonjësit e lokalit tim, por nuk i kam hyrë shumë në detaje. I kisha thënë në mënyrën më qytetare të mundshme që të mos vinte më në lokalin tim.
Familjarët e autorit nuk më kanë kontaktuar. Unë kam 4-5 plagë me thikë në trup. Ka qenë një sulm në pabesi, nuk e kam vënë re.
Në spital shkova vetë, mora makinën dhe shkova të merrja ndihmën mjekësore sepse nuk e dija se çfarë kisha pësuar saktësisht”, tha këngëtari në "Me Zemër të Hapur".
Lini një Përgjigje