
Policia kufitare e Shkodrës ka arrestuar një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar
34-vjeçari Azat Oncel nga Turqia, i akuzuar nga autoritetet turke, për trafikim të lëndëve narkotike, u kap në hyrje të doganës në Muriqan.
I riu ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Turqi me 13 vjet e 2 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike.
“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
A.O., 34 vjeç, banues në Turqi. Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike””, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje