
Policia ka ushtruar kontrolle ditën e sotme në Tiranë ndërsa mësohet se ka arrestuar disa persona, të cilët posedonin kokainë dhe kanabis.
Sipas policisë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet F.K 30 vjeç, A.K 28 vjeç, K.B 31-vjeç dhe A.M 19 vjeç. Gjatë kontrolleve, atyre iu gjetën në automjet lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 30 vjeç, pasi më datë 09.02.2024, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjetën 86 gramë Cannabis;
Po nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 28 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan një sasi Kokaine dhe një sasi Cannabisi;
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi K.B,31 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit Nr.1, i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.7, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje