
Një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për 66 grabitje në zonat mes Friulit dhe Venetos është arrestuar falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe policisë italiane të rajonit të Pordenones, shkruajnë mediat italiane.
Pasi kreu 66 grabitjet, i riu ishte kthyer në Shqipëri për të vijuar jetën i qetë, por gjykatat italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 7 muaj burg gjatë kësaj kohe.
Pavarësisht tentativës së grabitësit për t’u fshehur, italianët ranë në gjurmët e tij dhe i riu u arrestua në Shqipëri, për t’u ekstraduar më pas në Itali, ku autoritetet e dërguan në burgun e Viterbos.
Ai akuzohet se nga fundi i vitit 2018 deri në shkurt 2019 ka kryer 66 vjedhje mes Friulit, Venecias, Giulia-s dhe Venetos.
Në nëntor të vitit të kaluar, Kasacioni përmbylli procesin gjyqësor, duke konfirmuar dënimin e Gjykatës së Apelit të Triestes për 30-vjeçarin.
Lini një Përgjigje