
Zbulohet identiteti i shqiptarit i cili u gjet i vrarë pak ditë më parë në Gjermani.
Ai është Reols H., 27-vjeç nga Burreli. 27-vjeçari rezulton me precedentë penale si pjesë e krimit të organizuar në Gjermani.
Për ngjarjen është vetë dorëzuar në polici një 17-vjeçar shqiptar.
Trupi u gjet të shtunën e shkuar jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen.
Sipas policisë, viktima ka marrë një plagë me armë zjarri.
Sipas informacioneve të deritanishme, shqiptari mësohet se nuk kishte vendbanim të përhershëm. Megjithatë, ai ishte i njohur për policinë.
Lini një Përgjigje