TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2023, 18:55

U arrestuan për korrupsion, GJKKKO dënon me burg 25 efektivë të pikës kufitare në Morinë; 7 të tjerë dalin të pafajshëm

Shkruar nga Pamfleti

U arrestuan për korrupsion, GJKKKO dënon me burg 25 efektivë

Gjykata e Posaçme, ka shpallur fajtorë 25 nga 32 efektivët e policisë të arrestuar për korrupsionin në Morinë.

Për 25 nga të pandehurit gjykata dha dënimin me 1 deri në 1.8 vite burg, ndërsa e pezulloi qëndrimin në burg për ata që kishin kryer vetëm një vepër penale, duke caktuar vënien në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

U shpallën të pafajshëm:

Reni Dokolli

Shpëtim Cenaj

Sulë Onuzaj

Emilton Asllanaj

Artan Redhaj

Avni Tërshalla

Klevis Salkurti

U dënuan:

Lahert Sulo  2 vjet burg/ 1.4 vjet

Ani Hoxholli 2 vjet burg/ 1.4 vjet

Halim Shehu 2.6 vjet burg/1.8 vjet

Arben Kastrati 2 vjet/1.4 vjet

Arjan Sokoli 2 vjet/ 1.4 vjet

Dashnor Braha 2 vjet/ 1.4 vjet

Elidjana Toçila 2 vjet/ 1.4 vjet

Endrit Uka  2 vjet/ 1.4 vjet

Fatri Iseberi 2.6 vjet/ 1.8 vjet

Fatri Braha 2 vjet/ 1.4 vjet

Gëzim Duraku 2 vjet/ 1.4 vjet

Haqif Halilaj  2 vjet/ 1.4 vjet

Kapllan Dogjani 2 vjet/ 1.4 vjet

Mimoza Shahinaj 2 vjet/ 1.4 vjet

Muhamet Cengu 2 vjet/ 1.4 vjet

Rezarta Lako 2 vjet/ 1.4 vjet

Urim Lamo 2 vjet/ 1.4 vjet

Vehbi Nerguti 2 vjet/ 1.4 vjet

Vojsava Selmani 2 vjet/1.4 vjet

Xhuljana Maksutaj 2 vjet/ 1.4 vjet

Bedri Duraku  2 vjet/ 1.4 vjet

Arben Goço 2 vjet/ 1.4 vjet

Atli Jashari 1 vit burg

Xhafer Elezi  1 vit burg

Sazan Ibra  1 vit burg

arrestime ne morine gjkko denohen 25 police

Lini një Përgjigje