TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2023, 15:29

U arrestua për bashkëpunim me “baronin” e drogës, rrëfehet shefi i komisariat Laç: Gëzim Çelën e njihja prej kohësh, se shmangia dot!

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për bashkëpunim me “baronin” e drogës,

Shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj i cili u arrestua ditën e djeshme në kuadër të operacionit “flakë në det”, ka folur ditën e sotme në gjykatë për lidhjet që kishte me ‘baronin’ e drogës Gëzim Çela.

Mësohet se në gjykatë Metaj ka pranuar njohjen dhe takimet me Gëzim Çelën dhe i ka argumentuar kontaktet me Çelën duke thënë se njihej me të shumë kohë më parë, ndërsa ka pranuar fajësinë.

Kam bërë gabim por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot" tha Metaj.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë për Dritan Metaj, shefin e komisariatit të Kurbinit i arrestuar se bashkëpunoi me grupin e trafikantëve të drogës pjesë e së cilës është dhe Gëzim Çela.

Çela rrëfehet

Lini një Përgjigje