
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat ku një 56-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa punonte në një banesë.
Ai po punonte për shembjen e soletës në një banesë kur është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Urakë, në njësinë Administrative Rukaj, ku shtetasi A.L., rreth 56 vjeç duke punuar në banesën e shtetasit Gj.M dyshohet se gjatë punës për shembjen e soletës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje