TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2023, 12:06

Hetimi që fundosi Dritan Metën/ Kreu i Policisë së Kurbinit pjesë e grupeve të Fushë-Kuqes dhe Vlorës, çfarë e lidhte me ‘baronin e drogës’

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi që fundosi Dritan Metën/ Kreu i Policisë së Kurbinit

Shefi i komisariatit të Kurbinit është pjesë e grupit të Gëzim Çelës nga Fushë-Kuqja dhe Arben Dalipit në Vlorë.

Përmes herimeve të kryera qysh në muajin gusht, SPAK dhe BKH kanë zbuluar se Dritan Meta i shërbente Gëzim Çelajt. SPAK aksion në Fushë Kuqe, policia rrethon banesën dhe lokalin e Gëzim Çelës

Shërbimi vinte duke e transportuar dhe duke i krijuar garanci që Gëzim Çelaj të mos kapej nga forcat e policisë edhe pse kërkohej prej disa vitesh për një dënim me 10 vite burgim.

Meta mësohet të ketë kryer kontrolle fiktive në babesën e Çelaj, duke krijuar procesverbale falso.

Për me tepër në telefonin e shefit të komisariatit Kurbin Dritan Meta, janë gjetur biseda të hollësishme për transportimin e baronit të drogës nga njëra bazë në tjetrën me qëllim shmangien e arrestimit nga policia.

Të gjitha këto veprime kryheshin për shkak të përfitimeve financiare që merrte Dritan Meta nga Gëzim Çelaj.

Lidhja mes Gëzim Çelaj dhe Dritan Meta ka qenë ish-shefi i komisariatit të Tropojës, shtetasi Arlind Ismailukaj.

Lini një Përgjigje