TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2023, 11:06

Tentoi të kalonte në doganë kamionin plot me klandestinë, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të kalonte në doganë kamionin plot me klandestinë,

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, pasi u kap duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm me kamion.

Mediat lokale bëjnë me dije se personi në fjalë u arrestua pasditen e djeshme (9 Tetor) në pikën kufitare Greqi-Turqi, në Evros nga oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave.

Ai u kap teksa po tentonte të fuste në shetin helen emigrantët e paligjshëm të cilët i kishte fshehur në kamionin që drejtonte.

Për rrjedhojë emigrantët e paligjshëm janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga policia, ndërsa kamioni që drejtonte shqiptari është sekuestruar.

I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Qarkut të Aleksandropolis, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Aleksandoupolit.

greqi arrestohet shqiptari

Lini një Përgjigje