
SPAK ka dërguar dokumentacion për ekstradimin e Leonard Luzit nga Madridi në Shqipëri.
Ai akuzohet për sigurim kushtesh për të vrarë Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullan, grup kriminal dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Shkresa për ekstradimin e tij e firmosur nga prokurorja e posaçme Dolororeza Musabelliu iu përcoll Ministrisë së Drejtësisë.
Leonard Luzi i arrestuar në Spanjë pak ditë më parë dyshohet se po organozonte vrasjen e një shtetasi shqiptar. Por plani i tij dështoi pasi efektivët e policisë në Spanjë morën informacion duke kryer ndalimin e tij.
Sipas të dhënave, Luzi po qëndronte në ishullin e Ibizës, ndërsa punonjësit e policisë spanjolle gjatë verifikimit zbuluan se ai ishte në kërkim edhe në shtetin shqiptar.
Gjatë raportit të kryer nga ministria e Brendshme Spanjolle e kanë cilësuar Leonard Luzin si anëtar të një organizate kriminale të dedikuar për kryerjen e “krimeve të rënda kundër njerëzve”, funksionet kryesore të së cilës ishin udhëzimi për kryerjen e vrasjeve , rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve mes tyre si dhe jep udhëzime se si të lokalizohen objektivat dhe t'i vrasin ato.
Brenda organizatës, i arratisuri vepronte si ndërmjetës midis financierit që jepte porositë dhe anëtarëve të rrjetit, duke transmetuar kështu misionet dhe duke shpërndarë paratë që u ishin caktuar.
Lini një Përgjigje