TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2024, 20:16

U abuzua seksualisht nga kardiokirurgu, 16-vjeçarja merret në mbrojtje nga shteti

Shkruar nga Pamfleti

U abuzua seksualisht nga kardiokirurgu, 16-vjeçarja merret në

16-vjeçarja që është abuzuar seksualisht nga kardiokirurgu Dervish Hasi është marrë në mbrojtje nga shteti.

E mitura është abuzuar seksualisht për 2 vite më radhë nga Hasi, ndërsa ai e prezantonte edhe si gruan e tij të katërt.

Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.

Burime bëjnë me dije se vajza e mitur, shkonte në shtëpinë e mjekut Hasi në intervale kohore prej 3 deri në 4 ditë dhe për një periudhë prej 2 vitesh dyshohet se është kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të rregullt me të.

Vajza, e cila është marrë nga policia dhe është dërguar në shtëpinë e prindërve, pritet t’i ushtrohet një ekspertize të plotë për të vërtetuar dyshimet.

Fillimisht në drejtim të policisë mbërriti një denoncim për shfrytëzimin e saj për prostitucion, teksa menjëherë blutë arritën të sigurojnë prova të plota përmes përgjimeve dhe komunikimeve që vajza e mitur ka kryer me 42-vjeçarin Hasi dhe një grup chat-i në të cilin flisnin dhe ndanin video intime të gjithë, bashkë më gratë e tjera të 42-vjeçarit.

Në duart e hetuesve janë prova të rëndësishme që vërtetojnë abuzimin me të miturën, për të cilën më herët nuk ishte kryer asnjë denoncim nga familjarët.

Në dëshminë e tij para hetuesve, mjeku Hasi ka deklaruar se e mitura ka shkuar në shtëpinë e tij me dëshirën e saj dhe asnjëherë nuk është marrë me dhunë. 

Lini një Përgjigje