TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2023, 14:31

Tullumbacet me oksid azoti, Britania nismë ligjore për t’i ndaluar, avokati: Deri në 14 vite burg kush i tregton!

Shkruar nga Pamfleti

Tullumbacet me oksid azoti, Britania nismë ligjore për t’i

Tullumbacet me oksid azoti të cilat po përdoren masivisht në Britaninë e Madhe nga adoleshentë dhe të rinj të moshës 16 – 24 vjeç janë kthyer në problem shqetësues social prandaj autoritetet kanë ndërmarrë nisma ligjore.

Avokati Naim Hasani ka treguar se ky produkt blihet rëndomtë kudo dhe përdoret masivisht tek të rinjtë nëpër festat e tyre.

Përdorimi në mënyrë të pakontrolluar mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore tek të rinjtë prandaj autoritetet kanë hartuar një draft ligj që parashikon dënimin e atyre që kapen me këtë lëndë por dhe me ata që e tregtojnë apo e shpërndajnë.

“Do të klasifikohet si kategori droge C, në mesin e kanabisit. Ata që kapen me të do të dënohem me 2 vjet burg ndërsa shpërndarësit deri në 14 vite burg. Pr/ligji është paraqitur në parlamentin britanik dhe pritet të miratohet pasi qeveria i ka votat.” tha Hasani.

Edhe në Tiranë tashmë në lokalet e natës që frekuentohen nga të rinj dhe adoleshentë ky produkt ka hyrë dhe shitet si të ishte një pije e thjeshtë.

Lini një Përgjigje