TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2023, 10:31

I dënuar me 10 vite burg, arrestohet në Kavajë trafikanti 41-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 10 vite burg, arrestohet në Kavajë trafikanti

Policia e Kavajës ka arrestuar një 41-vjeçar të shpallur në kërkim e të dënuar me 10 vite burg për trafikim të të rriturve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dekada” u lokalizua në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xhevdet Xhafa, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje