TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2023, 08:55

Vidhnin energji elektrike, OSHEE padit 6 biznese në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Vidhnin energji elektrike, OSHEE padit 6 biznese në Shkodër

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka kryer një aksion në Theth me fokus bizneset e zonës duke u bazuar mbi të dhënat e humbjeve në këtë zonë.

Nga kontrollet e ushtruara, në bashkëpunim me forcat e rendit u kapën në flagrancë 5 subjekte private, me aktivitet “bujtina”. Nga verifikimi rezultoi se vidhnin energji elektrike me linjë të dytë.

Gjithashtu, një subjekt privat “pulari” në Shkodër u zbulua se vidhte energji elektrike, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë tek një tjetër abonent që kundërshtonte punonjësit e OSSH të hynin në ambjent për të kryer faturimin.

Të gjitha rastet e proceduara në prezencë të policisë i kaluan për gjykim të mëtejshëm institucioneve kompetente

oshee padi biznese energji

Lini një Përgjigje