TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2023, 09:54

Transportonte emigrantë të paligjshëm për 600 euro personi, arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi

Shkruar nga Pamfleti

Transportonte emigrantë të paligjshëm për 600 euro personi,

Një 36-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia pasi po trafikonte 12 emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se i riu do t’i trafikonte emigrantët në drejtim të Kosovës, kundrejt një shume financiare prej 600 eurosh për person.

Ai ishte nisur nga Saranda në drejtim të Kukësit, por pas një kontrolli në Fushë Krujë, 36-vjeçari u vu në pranga. Emigrantët kishin për qëllim të kalonin drejt Kosovës, dhe më pas në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

12 emigrantët që u gjetën në automjetin e kuksianit janë proceduar në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm të kufirit.

arrestim emigrante

Lini një Përgjigje