
Një shpërthim tritoli ndodhi rreth mesditës së të martës në Shkodër, ndërsa mbeti i plagosur 38-vjeccari, Enea Buzukja. Ky i fundit ishte është inspektor në Hetimin Tatimor në Shkodër dhe nga të dhënat e para dyshohet se lënda plasëse është aktivizuar me telekomandë.
Sapo punonjësi i Tatimeve ka dashur që të hipë në automjetin e tij, ka ndodhur shpërthimi i telekomanduar i motorrit që ka sjellë edhe plagosjen e shtetasit Enea Buzukja. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka një plagë në dorë.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 11:35, në lagjen "Ndoc Mazi”. Zona monitorohet nga kamera sigurie, çka janë një ndihmesë për grupin hetimor për të identifikuar autorin e vendosjes së lëndës plasëse.
Disa orë pas ngjarjes në zonën e Dragoçit është gjetur një automjet i djegur që dyshohet se mund të jetë përdorur në ngjarjen kriminale nga autorët.
Lini një Përgjigje