Punonjësi i Tatimeve mbeti i plagosur nga shpërthimi me tritol në një automjet në Shkodër.
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Raportohet një automjet ka shpërthyer pasi i është vendosur tritol në lagjen “Arra e Madhe”.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Enea Buzukja, punonjës i Tatimeve, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lënda plasëse shpëtheu në momentin kur 38-vjeçari ndezi automjetin e tij.
Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.
Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave. Gjithashtu, bëhet me dije se automjeti ka qenë i parkuar.
"Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi Eenea Buzukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", njoftoi policia.
Ja ka be mire, te dali dikush ti veje bomben ketyre tatimoreve ketu nje kontroll ne subjekt kerkojne shifra maramandese qe nga ilir gjeloshi, e deri ke balli qe eshte me e reja