
Një 27-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia e Beratit pasi në banesë iu gjet kokainë dhe kanabis (një pjesë të ndarë në doza), gati për shitjen.
Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti dhe sekuestroi 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.
"Pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e DVP Vlorë, finalizuan operacionin “Alfa”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 27 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kokainë, cannabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje