TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Tetor 2025, 16:03

“Kishte ardhur në Shqipëri për t’u martuar”/ Ruben Saraiva del para gjykatës, dëshmojnë edhe familjaret e Edmond Haxhisë

Shkruar nga Pamfleti

“Kishte ardhur në Shqipëri për t’u martuar”/

Në Gjykatën e Lezhës doli sërish këtë të hënë Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj.

Prej muajsh, në sallën e gjyqit janë thirrur për të dëshmuar të afërm të të dyja palëve, ndërsa seanca e sotme solli dëshmitë e nënës së Edmond Haxhisë dhe të afërmes së tij, Nertila Haxhia, raporton Top Channel.

Të dyja dëshmitaret kanë deklaruar se Edmond Haxhia kishte ardhur në Shqipëri për t’u martuar, si dhe për të plotësuar dokumentacionin për udhëtimin drejt Anglisë, ku ndodhej bashkëshortja e tij.

Nëna e Edmondit ka pohuar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e djalit të saj. Gjatë dëshmisë ajo është shfaqur e rënduar emocionalisht dhe në disa momente ka kërkuar mbështetje nga avokati Cakrani.

Në përfundim të seancës, prokurori kërkoi thirrjen e një dëshmitari të ri, ndërsa avokati i mbrojtjes, Cakrani, rikërkoi paraqitjen në gjykatë të ish-bashkëshortes së Edmond Haxhisë.

Seanca e radhës është caktuar për në 17 nëntor.

Lini një Përgjigje