TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Tetor 2025, 07:14

Humbën në Llogara, gjenden pas disa orësh kërkimesh nënë e bir nga Suedia

Shkruar nga Pamfleti

Humbën në Llogara, gjenden pas disa orësh kërkimesh

Pas disa orësh kërkimesh intensive, janë gjetur dy turistët suedezë, nënë dhe bir, të cilët ishin raportuar të humbur më herët gjatë ditës në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Në operacionin e kërkimit u angazhuan forcat e Emergjencave Civile, Agjencia e Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe Policia e Shtetit.

Dy turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Qafa e Thellë”, në një zonë të pyllëzuar dhe me terren të vështirë.

Fatmirësisht, të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa u dërguan në spital për kontroll mjekësor.

 

Lini një Përgjigje