TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Tetor 2025, 18:13

E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesë

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i
Flavio Saraçi

Një 19-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Flavio Saraçi u gjet i pajetë në dhomën e gjumit nga vëllai i tij. Ngjarja ndodhi të premten e 24 tetorit, në Provincën e Pistoias.

Vdekja e tij ishte e papritur, sa është aktualisht e pashpjegueshme për autoritetet. I riu merrej me sport dhe nuk kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Ndërkohë, kjo është humbja e dytë brenda vetëm pak ditësh në Masotti, një fshat në Serravalle Pistoiese. Një 17-vjeçar ndërroi jetë gjatë aksidenti fatal. Të dy jetonin në fshatin në provincën e Pistoia-s, raportojnë mediat italiane.

Gjithçka ndodhi brenda pak minutash, rreth orës 6 të mbrëmjes. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin San Jacopo, por mjekët mundën të konfirmonin vetëm vdekjen e tij.

Flavio Saraci ndoqi shkollën e mesme në Institutin Filippo Pacini në Pistoia, ku u diplomua vitin e kaluar. Ata që e njihnin e përshkruanin si një të djalë të gjatë dhe atletik, i cili merrej me sporte dhe kishte një personalitet të qetë dhe të rezervuar.

Ende nuk dihet nëse vuante nga ndonjë sëmundje të fshehur, teksa mjekët në Spitalin San Jacopo, ku ndodhet trupi i tij do të kryejnë autopsinë. Humbja e tij ka tronditur komunitetin shqiptar të zonës dhe gjithashtu shkollën e të riut.

Lini një Përgjigje