TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2025, 11:42

U përplas nga 'Porsche' në Vlorë, publikohet fotoja e 17-vjeçarit që humbi jetën teksa kthehej nga puna

Shkruar nga Pamfleti
U përplas nga 'Porsche' në Vlorë, publikohet fotoja e
Leandro Shametaj

Publikohet fotoja e 17-vjeçarit Leandro Shametaj, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një aksident tragjik në Vlorë.

Sipas policisë, shoferi i Porsche-s ishte i dehur në momentin kur përplasi të riun, i cili, pasi kishte mbaruar punën si kamarier dhe po shkonte në shtëpi me motor.

Policia njoftoi se ka arrestuar shoferin e Porsche-s, 32-vjeçarin Haiti Bajramaj. Ai akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin ‘Ismail Qemali’, duke drejtuar automjetin tip ‘Porsche’ në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip ‘Trinity’, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje