TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Tetor 2025, 09:19

E përplasi ‘Porsche’ për vdekje, familjarët e 17-vjeçarit: Prej 8 orësh po presim të marrim trupin nga morgu (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E përplasi ‘Porsche’ për vdekje, familjarët e

Një aksident i rëndë ndodhi pak pas mesnate në qendër të Vlorës, ku një automjet tip ‘Porche” goditi për vdekje 17-vjeçarin, Leandro Shametaj.

Viktima është transportuar në spitalin e Vlorës, por familjarët e 17-vjeçarit nuk po arrijnë të tërheqin trupin e pajetë, për shkak të mungesës së mjekut ligjor.


Denoncimi është bërë nga gjyshi i adoleshentit.

“Kemi 8 orë që presim në morgun e qytetit pasi nuk vjen mjeku ligjor dhe prokurori”, shprehet gjyshi i 17-vjeçarit. Ai pohon se nipi i tij punonte si kamarier dhe është goditur teksa kthehej në shtëpi.


“Nipi po kthehej nga puna, aksidenti ka ndodhur në qendër të Vlorës. Automjeti që e aksidentoi lëvizte me shpejtësi mbi 200 km në orë.

Çfarë shteti është ky, nipi im vdiq, autori është arrestuar por ha e pi atje në burg”, shprehet gjyshi i revoltuar.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, 32-vjeçarin Haiti Bajramaj. Sipas raportimeve, viktima po lëvizte me motorçikletë, kur është goditur nga mjeti 'Porsche', që lëvizte me shpejtësi marramendëse. Viktima humbi jetën në spital, përshkak të traumave që kishte pësuar nga goditja e fortë. 

"Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje