TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2025, 23:00

“SPAK po heton një deputet të opozitës”, gazetari: Ka kallëzim me emër konkret

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK po heton një deputet të opozitës”, gazetari: Ka

Gazetari Eni Ferhati, teksa ka folur në lidhje me raportimin e kreut të SPAK në Parlament, tha se ka informacion se një deputet aktual i Partisë Demokratike është në fazën e hetimeve paraprake, pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal.

Ka një kallëzim penal konkret në SPAK për një deputet të Partisë Demokratike, i cili është në fazën e hetimeve paraprake. Ai madje i ka drejtuar pyetje zotit Dumani sot në parlament, por unë nuk do të përmend emra. Nuk bëhet fjalë për Flamur Nokën. Bëhet fjalë për një kallëzim konkret për një deputet të opozitës”, tha Ferhati.

Gazetari shtoi se, përveç këtij rasti, në SPAK janë regjistruar edhe disa çështje të tjera që po hetohen pa emra konkretë personash, por mbi bazën e veprave penale.

Këto çështje mund të përfshijnë në të ardhmen deputetë, si nga ata që kanë qenë më herët, ashtu edhe nga ata të zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit,” theksoi Ferhati i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ekzistojnë edhe dosje të tjera në SPAK për të cilat kreu i institucionit, Altin Dumani, nuk është pyetur gjatë raportimit të tij në Parlament.

Ndoshta pjesa e opozitës nuk ka pasur interes të pyesë për këto çështje,” shtoi Ferhati.

Lini një Përgjigje