TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2025, 22:37

“Formula për aeroportin e Vlorës e gabuar”, Ahmetaj: Ju tregoj si grabitet buxheti i shtetit

Shkruar nga Pamfleti

“Formula për aeroportin e Vlorës e gabuar”, Ahmetaj: Ju

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur edhe për koncesionin e aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar formulën e përdorur si të dëmshme për interesin publik.

Në “Syri TV”, ai ka shpjeguar se nuk mund të garantohet buxheti i shtetit për riskun e plotë të privatit në një Partneritet Publik-Privat dhe ka propozuar zgjidhje alternative, si ndërtimi fillimisht i një aeroporti rajonal të thjeshtë.

Ahmetaj akuzon se projekti, sipas mënyrës aktuale, garanton privatit fitime dhe mbulon humbjet mbi 10 vjet, duke e quajtur këtë “grabitje të buxhetit të shtetit”.

Arben Ahmetaj: Formula e përdorur për aeroportin e Vlorës është në dëm të interesit publik. Nuk mund të marrë përsipër buxheti i shtetit 100% riskut në një koncesion, ose në një Partneritet Publik Privat. Ka dy arsye, kur padituria thirret në një tryezë, ku dituria është kusht, sigurisht që këto do kemi si konsekuenca.

E dyta, çfarë nevoje ke ti të bësh një aeroport sikur po ndërton Milano dy në Vlorë. Pse nuk e fillon me një aeroport rajonal, ka qenë sugjerimi im dhe i Damian Gjiknurit.  Një aeroport rajonal me pistë dhe sallë pritje të thjeshtë. Rriten numrat, jepe me koncesion, ose me formulë tjetër. Si qenka që unë i garantoj privatit si buxhet edhe kostot e operimit nëse atij nuk i plotësohen numrat, edhe fitimin.

Në çfarë vendi të botës është parë kjo. Kjo është grabitje e buxhetit të shtetit në 10 vite. Pse në 10 vite. Ka shumë detaje atje, djalli fle në detaje. Por qenkam unë i korruptuari. Kur futen patronazhistët kur flet Rama, Berisha, apo të tjerë, Ahmetaj i korruptuar. Po ku, nuk kam bërë një tender. 12 miliardë i kanë shkuar asaj zonjës.

 

Lini një Përgjigje