TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Tetor 2025, 07:23

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri në të dendura, të cilat dot shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 15 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Lini një Përgjigje