TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2025, 11:00

Prej 3 ditësh në koma, humb jetën 22-vjeçari që u përfshi në aksidentin rrugor në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
Prej 3 ditësh në koma, humb jetën 22-vjeçari që u
Klaus Veliaj

22-vjeçari Klaus Veliaj ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident që ndodhi disa ditë më parë në Elbasan.

Mësohet se i riu ka humbur jetën pas 3 ditësh në koma, ndërsa ngjarja ndodhi në zonën e Letanit.

Aksidenti ndodhi teksa Klaus Veliaj, po drejtonte një mjet bujqësor, i cili doli nga rruga pas humbjes së kontrollit. Si pasojë e përplasjes, 22-vjeçari dhe një person tjetër që udhëtonte me të u plagosën rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, Klausi ndërroi jetë ditën e djeshme në spital.

Të afërmit dhe bashkëmoshatarët e përshkruajnë 22-vjeçarin si një djalë punëtor, të qetë dhe plot jetë, që ëndërronte të ndërtonte të ardhmen në vendlindje.

Lini një Përgjigje