TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2025, 12:16

Tritoli në automjetin e punonjësit të Tatimeve në Shkodër, policia jep detaje

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në automjetin e punonjësit të Tatimeve në

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje nga shpërthimi me tritol ditën e sotme, ku mbeti i plagosur punonjësi i Tatimeve, Enea Busukja. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 11:35 sapo 38-vjeçari Enea Busukja ndezi makinën. Si pasojë, i riu mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes.

"Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje