TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2023, 10:26

Tritoli në Krujë, reagon pronari i biznesit: S'kam konflikte me askënd

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në Krujë, reagon pronari i biznesit: S'kam konflikte me

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol që ka ndodhur pak pas mesnate në një lagje të Krujës.

Sipas informacioneve, mësohet se objektiv i këtij sulmi ka qenë dyqani me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit Ilir Suta.

Suta pas kamerave është shprehur se nuk ka pasur konflikte me askënd ndaj nuk ka asnjë emër të dyshuar.

Ndërkohë nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa njësi të tjera tregtare, me thyerje xhamash. Pritet që të merren në pyetje edhe pronarët e lokaleve aty pranë.

"Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

Tritoli në Krujë, reagon pronari i biznesit: S'kam konflikte me

 

tritol kruje pronar biznes

Lini një Përgjigje