
Një shpërthim tritoli është regjistruar gjatë natës në qytetin e Krujës.
Një sasi tritoli ka shpërthyer në aksin Fushë Krujë- Krujë në afërsi të lagjes Zim Zenel të këtij qyteti. Është e paqartë se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.
Nga shpërthimi është hapur një grope në rruge dhe janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë.
Shpërthimi është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate.
"Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
Lini një Përgjigje