
Ministrja dje deklaronte se siguria publike është rritur: 3 viktima sot dhe një i plagosur me tritol
Ministrja e Brendshme Albana Koçi deklaronte dje në Kuvend se siguria në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe kriminaliteti është ulur. Si për ironi të fatit, një ditë pas deklaratave të saj, vendi është tronditur nga 4 ngjarje të rënda kriminale, me 3 viktima dhe një të plagosur.
Ngjarja e parë ndodhi në Shkodër, ku një zyrtar i Tatimeve ishte shënjestër e një atentati me tritol. Sapo punonjësi i Tatimeve ka dashur që të hipë në automjetin e tij, ka ndodhur shpërthimi i telekomanduar i një motori aty ngjitur, që ka sjellë edhe plagosjen e shtetasit Enea Buzukja. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka një plagë në dorë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 11:35, në lagjen "Ndoc Mazi".
Më pas, në harkun e 2 orëve, ndodhën 3 vrasje me thikë. Në Durrës, djali qëlloi me thikë babanë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit dhe viktimë mbeti një 70-vjeçar. Pak minuta më pas, një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë. Në një lokal te Komuna e Parisit pati një konflikt mes kuzhinierit dhe kamarierit të lokalit. Pas debateve mes tyre, kuzhinieri 41-vjeçar, Filip Shehu, qëlloi me thikë Indrit Ismaillarin, 34 vjeç. Ai mbeti i plagosur, por ndërroi jetë në spital.
Pak minuta më pas, një vrasje me thikë ndodhi në Berat. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Kristo Mema, banues në lagjen “Barrikadë”, goditi me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç nga Tirana, pas një debati që degjeneroi në përleshje fizike. Sipas dëshmive nga vendngjarja, konflikti mes dy burrave nisi për shkak të një kali që përdorej për xhiro turistike në zonën e kalasë. Pasi situata u përkeqësua, 63-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Hoxhën disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan fatale në spital.
Por bilanci bëhet edhe më tragjik, nëse kujtojmë atë që ndodhi më 22 tetor në Durrës. Dy të rinj u vranë me armë zjarri pas një sherri mes tyre mbi ekspresin e kafesë. Policia është ende në kërkim të autorit dhe nuk po e lokalizon dot. Pra, në harkun e 1 jave kemi 5 viktima dhe një të plagosur nga shpërthimi i tritolit. Për çfarë sigurie publike flet Albana Koçiu? Tritoli ndodhi në mes të rrugës dhe në mes të ditës. Mund të kishte viktima edhe te kalimtarët.
Vrasja në Tiranë ndodhi në lokal; nuk dihej se si mund të përfundonte sherri mes autorit dhe viktimës, pasi lokali ishte i mbushur nga klientë. Në Durrës, vrasja e dy të rinjve ndodhi brenda lokalit. Fati e desh që ishte mesnatë dhe nuk kishte njerëz. Pra, duket sikur ministrja tallet me qytetarët. Pa harruar që kreu i Policisë, Ilir Proda, nuk dihet ku ndodhet. Ai del vetëm kur i japin ndonjë certifikatë a titull, teksa për rendin e sigurinë nuk duket kërkund. /Pamfleti
Jemi të vdekur e te pakallur. Pa perjashtim.
Ndaj largohen shqiptaret se shteti nuk ekziston.
Kjo ministrja re do e mbledh situaten. Sa te mbaroj me skuterat do kaloj te krimi.
Fajin e kane ato monopatinat elektrike
Siguria kibernetike, ajo ka rendesi tani