TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2023, 09:46

Transportoi 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Korçë; në pranga edhe i vëllai

Shkruar nga Pamfleti

Transportoi 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Dy vëllezërit Enea Prendi dhe Aleksandër Prendi janë arrestuar ditën e sotme pasi janë kapur duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm.

33-vjeçari Enea gjithashtu drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në pranga u vu edhe vëllai i tij 45-vjeçari Aleksandër Prendi, pasi me një automjet tjetër shoqëronte 33-vjeçarin, për ta sinjalizuar rreth lëvizjeve të policisë.

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për qytetarë që do të transportonin emigrantë, për të kaluan kufirin ilegalisht, policia ushtroi kontrolle në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë ku ndaluan një automjet tip “Volksëagen”, dhe një tip “BMW” që drejtoheshin nga vëllezërit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues 33-vjeçarin, u gjetën 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët ai do t’i transportonte drejt BE-së, kundrejt fitimit. 

transportonte 13 emigrantë të paligjshëm korçë

Lini një Përgjigje