Masat ishin kërkuar nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, i cili u shkarkua nga detyra.
Komisioni i Ankimimit në Policinë e Shtetit ka ndryshuar masat disiplinore të vendosura nga Drejtoria e Standardeve Profesionale ndaj disa ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, komisioni shqyrtoi rreth 25 ankesa të paraqitura nga punonjës të ndryshëm të policisë, ndaj të cilëve ishin marrë masa disiplinore.
Ish-zv/drejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka dhe ish-shefi i Komisariatit Oltion Gjoni janë rikthyer në detyrë, pasi ishin pezulluar për veprat penale si organizimi lojrave të fatit dhe kultivimi i drogës.
Për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj, duke rrëzuar vendimin fillestar që parashikonte ulje në gradë për 5 vjet.
Ndryshim vendimi ka pasur edhe për zëvendësdrejtorin për rendin, Taulant Gjoka. Komisioni vendosi shtyrje të gradimit për 6 muaj, ndërsa masa fillestare kishte qenë përjashtimi nga Policia e Shtetit.
Po ashtu, edhe për shefin e Komisariatit të Lezhës, Oltion Gjoni, u rrëzua vendimi fillestar për përjashtim nga policia. Komisioni i Ankimimit vendosi ndaj tij shtyrje të afatit të gradimit për 1 vit.
Ndryshim mase është vendosur edhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Fierit, Oliger Torba. Komisioni rrëzoi vendimin e parë për ulje në gradë, duke lënë në fuqi vetëm një vërejtje.
Masat ishin kërkuar nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, i cili u shkarkua nga detyra.
Kjo është një tjetër goditje për Prodën dhe vjen pak ditë pasi u shkarkua një nga ‘besnikët’ e tij, Ulian Shpataraku, i cili ishte me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.
Vendimi për pezullimin e tij nga detyra është marrë për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale.
Mësohet se Shpataraku është aktualisht duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë, por dyshohet se, me argumentin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në punë.
Shpataraku ka qenë një nga besnikët e Ilir Prodës dhe duket se livadhiste sipas qejfit për sa kohë në krye të rendit ishte shoku i tij.
Duhete hetuar politikane dhe kadidate per derjtore do krijoje istucjone te reja ne polici 1 policia shkollor 2 policia vullnetare 3 policia sekrete 4 policia unike 5policia popullore 6 policia fetare7 polici xhaketa te zeza 8 milicia 9 polici antikuropsjon 9 policia under pirateris 10 xhandemeria 11policiasikurimi shteti 12 policia antiminting 13 policia kunder vjelles secrete 14 polici zgjedhore policia sadist 16polincia antitrafik 17policia te humburi