TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 20:50

Tjetër aksident tragjik në vend, makina përplas për vdekje 55-vjeçarin në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër aksident tragjik në vend, makina përplas për vdekje

Tjetër aksident tragjik ka ndodhur në vend ditën e sotme. Pas aksidentit ku u përplas për vdekje një 4 vjeçar, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, një automjet me drejtues një 23-vjeçar ka aksidentuar një 55-vjeçar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Teg-ut.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

“Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron policia.

 

aksident tiranë

Lini një Përgjigje